Era e madhe e rrëzon vinçin mbi një veturë duke e shkatërruar krejtësisht

  • 21 April 2018 - 16:45
Era e madhe e rrëzon vinçin mbi një veturë duke e shkatërruar krejtësisht

Një veturë është dëmtuar tërësisht pasi një vinç i madh ishte rrëzuar mbi të, pas erërave të mëdha që kishin ndodhur të premten rreth orës 10:00.

Në fotografi shihet gjendja e veturës së shkatërruat plotësisht dhe vinçit që ka rënë mbi të. Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Kjo sipas atyre që i kanë nisur fotografitë, ka ndodhur në Elez Han ku edhe janë duke u zhvilluar punimet për urat.

Akoma nuk ka  qëndrim nga zyrtarë të Bechtel Enkës.

(Kosova Sot)

Image