Vriten 31 persona dhe plagosen mbi 50 të tjerë nga një sulm vetëvrasës

  • 22 April 2018 - 11:00
 Vriten 31 persona dhe plagosen mbi 50 të tjerë nga një sulm vetëvrasës

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 50 të plagosur në një sulm vetëvrasës në një nga qendrat e regjistrimit të votuesve në kryeqytetin afgan, Kabul.

“Më shumë se 50 të tjerë u plagosën në shpërthimin që goditi një turmë që priste në hyrje të qendrës”, raporton BBC.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Regjistrimi i votuesve filloi këtë muaj për zgjedhjet legjislative të cilat do të mbahen në tetor.

(Kosova Sot)