Aksident trafiku në Prizren

  • 22 April 2018 - 12:05
Aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në Prizren më 20 prill rreth orës 9:50.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre janë dërguar në Spitalin  e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i lënduari tjetër, i dyshuari, me vendim të  prokurorit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si aksident trafiku me lëndime.

 

 

(Kosova Sot)