Beqiri:Platforma e Qeverisë nuk paraqet ndonjë lloj risie të veçantë nga e kaluara

  • 22 April 2018 - 14:07
Beqiri:Platforma e Qeverisë nuk paraqet ndonjë lloj risie të veçantë nga e kaluara

Ismet Beqiri nga LDK-ja thotë se për aq sa ka arritur të informohet platforma e Qeverisë nuk paraqet ndonjë lloj risie të veçantë nga e kaluara, përveç propozimit që presidentit t'i vazhdohet mandati në bisedime, të cilat pa mandat Kuvendi i ka udhëhequr deri më tani."Është një lloj përsëritje, njëfarë retorike, nuk ka diçka të veçantë përpos asaj që mendohet sipas tyre që këto bisedime me i udhëheq presidentët, në këtë rast nga ana jonë presidenti i vendit, kjo është një çështje që duhet të bisedohet se a është në rregull dhe a është kërkesë e BE-së dhe SHBA-së. Nëse këto dy palë janë që mendojnë se këto bisedime duhet të ngrihen në nivel presidentësh, duke kuptuar që gjithmonë ata duhet t'i japin llogari Kuvendit të Kosovës, atëherë është një çështje tjetër, por për këtë, pasi të qartësohen këto gjëra sigurisht edhe LDK-ja do ta thotë qëndrimin e saj", tha Ismet Beqiri për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)