Hertica:Platforma e cila është hartuar nga njerëzit e Qeverisë së Kosovës joparimore

  • 22 April 2018 - 15:37
Hertica:Platforma e cila është hartuar nga njerëzit e Qeverisë së Kosovës joparimore

Analisti Ali Hertica thotë se është jo parimore nga ana e qeverisë, e cila i ka paraprirë propozimit që presidenti të jetë në krye të bisedimeve, sepse për këtë është dashur të dalin me propozime vetë partitë politike në Kuvend, derisa qeveria ta propozojë vetëm programin në kornizat konkrete. "Platforma e cila është hartuar nga njerëzit e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë është diçka joparimore, sepse këtë duhet ta japë Kuvendi, që aty të debatojë rreth platformës politike dhe njerëzit e thirrur për këto çështje madhore, të cilat presin dhe duhet të vendosen në Kuvend", theksoi Hertica për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)