Kadriaj:Me nivelin e përfaqësimit, ky Kuvend ka dështuar

  • 22 April 2018 - 15:39
Kadriaj:Me nivelin e përfaqësimit, ky Kuvend ka dështuar

Analisti Mustafë Kadriaj, tha për "Kosova Sot", se me nivelin e përfaqësimit, ky Kuvend ka dështuar, sepse ligjvënësit janë nën çdo nivel përgatitor, që këta nuk mund të ngritin çështje dhe të merren me politika të mirëfillta ekonomike. "Vetë niveli i një debati rreth sigurisë së ushqimit dhe skandalit të mishit tregoi më së miri që deputetët nuk e dinë se çfarë flasin dhe nuk i dinë fare detyrat e tyre kushtetuese. Pra, edhe debati devalvoi deri më atë pikë, që në vend që të merren me skandalin dhe cilat masa t'i marrin në sigurimin e jetës së qytetarit po këta deputetë i tregonin qytetarit që maja e bukës (tharmi) se a është kancerogjen, kurse tjetri fliste për qumështin pluhur", u shpreh ai. "Është për keqardhje që protagonisti i skandalit Ramiz Kelmendi nuk merrte pjesë fare në debat që të ngjallë edhe më shumë dyshimin që ajo sasi e mishit ka qenë më e vogla sasi që i është gjetur, pra ky njeri me biznesin e tij nuk është ndalur duke e furnizuar qytetarin me mish pa afat dhe jocilësor", theksoi Kadriaj. "Ky nivel parlamentar nuk mund të merret me problematika serioze dhe me strategji për daljen nga kjo krizë e mosbesimit tek institucionet, sepse këta parlamentarë janë nën çdo nivel të edukimit dhe njëherësh janë zëri i sponsorizuesve të tyre e jo i qytetarit", potencoi ai. 

 

(Kosova Sot)