A po binden serbët për vendosjen e tagrave 'KS' dhe 'RKS'

  • 22 April 2018 - 16:11
A po binden serbët për vendosjen e tagrave 'KS' dhe 'RKS'

Zëvendësministri serb i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Milan Radojeviq, thotë se të gjithë qytetarët, të cilët janë pronarët e automjeteve me targa “KM”, “PR”, “GL” mund t’i ri-regjistrojnë ato me targa “KS” apo “RKS”.

“Një nga kushtet për ri-regjistrim është që automjeti të jetë i regjistruar jo më larg se më 14 shtator 2016, e cila është data e arritjes së Marrëveshje për lirinë e lëvizjes në Bruksel. Ndërsa, kushti i dytë është që shoferët të kenë dokumentacionin e Kosovës për ta kryer kontrollin teknik të automjeteve”, tha Radojeviq.

Ai shpjegon se automjetet që janë regjistruar pas kësaj date nuk mund të ri-regjistrohen.

“Aktualisht këto automjete nuk i nënshtrohen procesit të ri të regjistrimit, por derisa ekziston kjo Marrëveshje, atëherë do të jetë kështu. Unë mendoj se duhet të arrihet një marrëveshje e re që do të lidhet me regjistrimin e automjeteve pas kësaj date”, thotë Radojeviq.

Me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011 është paraparë që të gjithë pronarët e automjeteve me banim në Kosovë të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe kështu të heqin dorë nga përdorimi i tabelave të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovë, siç janë: “KM” (Kosovska Mitrovica) “PR” (Prishtina) “UR” (Ferizaj) “PZ” (Prizren) “GL” (Gjilan), të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme.

 

 

(Kosova Sot)