Rudhani:Kjo punë e pistë ka ndodhur duke i korruptuar zyrtarët e lartë politikë dhe policorë

  • 22 April 2018 - 16:19
Rudhani:Kjo punë e pistë ka ndodhur duke i korruptuar zyrtarët e lartë politikë dhe policorë

Eksperti i ekonomisë, Florim Rudhani, tha për " Kosova Sot", se Kuvendi i Kosovës nuk debaton për gjendjen e rëndë ekonomike, sepse janë vetë ata që e kanë sjellë ekonominë e Kosovës në këtë nivel të ulët. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është dashur që problemet ekonomike t'i parashtrojë shumë vite më përpara, kur krimi ekonomik dhe mafio-oligarkët e kanë marrë kontrollin e shtetit në dorë. "E tëra kjo punë e pistë ka ndodhur duke i korruptuar zyrtarët e lartë politikë dhe policorë, ndonëse duhet qenë realë se nuk janë të gjithë njësoj, por një person ia prish imazhin një institucioni, prandaj mjekët e thonë shpesh një fjalë se virusi duhet të hiqet derisa është fillimi, se me vonë shpëtimi nga vdekja mund të jetë vonë", theksoi ai. Rudhani thotë se personat e inkriminuar në cilat do institucione private apo shtetërore duhet që të largohen nga puna, nëse dëshirojmë që ky skandal të largohet nga vendi. "Konkurrencës për treg të lirë duhet t'i lirohet rruga, duhet t'i lejojmë bizneset e reja dhe biznesmenët e rinj dhe të reja që t'i shfaqin produktet e tyre publikisht e jo t'u ndalohet, për shkak se një biznesmen ka dhënë urdhër, se po ka frikë, se mos po mbetet pa punë", ka thënë Rudhani. 

 

(Kosova Sot)