Vajza dhuron një pjesë të mëlçisë për të shpëtuar një baba të sëmurë

  • 22 April 2018 - 16:24
Vajza dhuron një pjesë të mëlçisë për të shpëtuar një baba të sëmurë

Në emisionin ‘E diela shqiptare’ në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ një familje ftoi një nga njerëzit më të dashur për ta për t’i dhënë një mesazh.

Gentjana Sylaj, vajza nga Tropoja, meriton jo vetëm respektin e familjes Haxhiaj për shpëtimin e një jete, por të të gjithë shoqërisë. 

Ajo dhuroi një pjesë të mëlçisë së saj për Lulëzimin, për hir të një dashurie të pa zëvendësueshme, për babain e saj, i cili do ndihej krenar për veprimin që ka kryer.

Babai i Gentjanës prej 8 vjetësh nuk jeton më dhe ajo kishte menduar për të në fillim dhe kishte vendosur të dhuronte organin e saj duke shpëtuar një jetë njeriu që më vonë u shndërruan në familjen e saj të dytë.

Një model frymëzimi dhe shembull për të gjithë. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)