Qeveria amerikane pa dashje dërgon dosje sekrete

  • 22 April 2018 - 17:04
Qeveria amerikane pa dashje dërgon dosje sekrete

NË ATO DOKUMENTE FLITET PËR PËRDORIMIN E FORCAVE ELEKTROMAGNETIKE 

Ka të ngjarë që qeveria e SHBAsë të ketë mbledhur në mënyrë të fshehtë dokumente rreth 'kontrollimit të gjërave me fuqinë e mendjes" dhe "fshirjes së dhunshme të kujtesës", gjë që merret vesh nga disa dokumente, që 'rrodhën' pa dashje në publik. Një reporter thotë të ketë pranuar këto informata, pasi që kishte bërë kërkesë për një çështje krejt tjetër. Kjo mund të tingëllojë si një ngjarje nga seria "X-files", meqë aty flitet për përdorimin e forcave elektromagnetike, për të arritur qëllime të ndryshme, duke përfshirë dhembjen e madhe, kruarjen apo edhe shtangimin e vdekjes, transmeton "Kosova Sot Online".

Marrja e informatave nga organet qeveritare

Dokumentet në vijim i janë dërguar Curtis Waltman, një gazetari që punon për organizatën jo fitimprurëse nga Bostoni, "MuckRock", e cila iu ndihmon njerëzve që të marrin informata nga organet qeveritare. Ai ishte duke hetuar aktivistët ekstremistë majtistë "Antifa" dhe grupet e supremacistëve të bardhë, kur thotë ta ketë bërë këtë zbulim bizar. Informatat në fjalë ishin dërguar nga Qendra shtetërore e fusionit në Uashington, që është departament i Sigurisë kombëtare. 

Manipulimi me mendjen njerëzore

Veprimtaritë e kësaj qendre kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, zbulimin e aktivitetit kriminal, planifikimin në rast fatkeqësish dhe me rreziqe të tjera. Në dokumente përmenden edhe disa pajisje dhe teknika, që kanë për qëllim të manipulojnë me mendjen njerëzore. Prania e këtyre të dhënave nuk paraqet dëshmi se qeveria amerikane është duke punuar në mënyrë direkte në projekte të tilla, por sugjerojnë se, vet fakti që ndokush e ka parë të udhës t'i mbledhë këto informata, paraqet fakt interesant.

(Kosova Sot)