Canolli:Presidenti nuk duhet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog

  • 22 April 2018 - 17:46
Canolli:Presidenti nuk duhet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog

I këtij mendimi është edhe Halil Canolli, i cili po ashtu mendon që presidenti nuk duhet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog, por të formohet krejtësisht përbërje e re e ekipit të unitetit me një konsensus nacional në Kuvend. "Ekipi i bisedimeve me Serbinë deri më tash ka qenë ashtu siç është më së ligshti. Rezultatet e atyre bisedimeve, ditaditës veç po dëshmohen me fakte të gjalla, politika evropiane ajo e vjetra është edhe sot, por mos të flas edhe për politikën ruso-sllave dhe serbe, që është dhe e dimë, sepse budallenj nuk jemi. E dimë çka mendojnë dhe çka janë duke bërë. Kosova është duke shkuar kështu drejt ndarjes së territoreve ende, mirëpo edhe Kuvendi i Kosovës, sipas mendimit tim, deri tash asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim", tha Canolli për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)