Mejzinolli:Më shumë se kurrë Kosovës i duhet ekip uniteti

  • 22 April 2018 - 17:48
Mejzinolli:Më shumë se kurrë Kosovës i duhet ekip uniteti

Ruzhdi Mejzinolli, historian në pension, thotë që tash më shumë se kurrë Kosovës i duhet ekip uniteti, në përbërje të gjerë politike, në bisedimet me Serbinë dhe nuk duhet që individët të shihen me inate, prandaj nuk do të kishte gjë të keqe që nëse këtij procesi vazhdon t'i prijë ai që e ka filluar, Hashim Thaçi, por duke i pasur me vete në ekip përfaqësuesit e të gjitha partive politike nën platformën nacionale të miratuar në Kuvend. "Unë konsideroj që i gjithë spektri politik duhet të bashkohet, që të mos i mbetet faji askujt nga subjektet politike, por ai që ia ka filluar edhe le ta mbarojë", theksoi ai. Sipas tij, në fund megjithatë varet nga SHBA-ja fundi i këtij procesi.

 

 

(Kosova Sot)