Ky është moti për sot

  • 23 April 2018 - 07:52
Ky është moti për sot

Vazhdon mot i ngrohtë edhe gjatë javës në vijim, mundësi për reshje lokale.

Temperaturat do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga 9C deri në 12C, e ato maksimale nga 24C deri në 26C.

23.04 - Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. 24.04 - Mot më i ngrohtë, me vranësira dhe diell. 

Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.  

25.04-26.04 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

27.04 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlerave normale.

(Kosova Sot)