Së paku 4 të vrarë në SHBA

  • 23 April 2018 - 07:54
Së paku 4 të vrarë në SHBA

Policia e Nashvilit është duke kërkuar nga banorët që të mbyllin dyert, pasi një vrasës ekzekutoi 4 vetë dhe është në kërkim.

“Mbajini dyert e mbyllura. Kujdes. Nëse shikoni një djalë lakuriq dhe me këtë fytyrë, lajmëroni menjëherë policinë”, është thënë në njoftim.

Forcat policore janë duke kërkuar ndihmën e njerëzve për të gjetur 29 vjeçin  Travis Reinking nga Illinois.

Autoritetet kanë thënë se personi i dyshuar si vrasës serial nga shteti Illinois, me një automjet të regjistruar në emër të Reinking, ka arritur te një restaurant rreth orë 3:30.

Pasi qëndroi disa minuta brenda automjetit ai filloi të gjuante në drejtim të pranishmëve në Nashville.

Pastaj hyri brenda lokalit ku vazhdoi të gjuante me armë zjarri, fillimisht qëlloi dy prej tyre për vdekje e më pas ka ekzekutuar edhe dy të tjerë, që po po përpiqeshin të iknin.

(Kosova Sot)