Paralajmërohet Trump: Kujdes nga dredhitë e Kimit

  • 23 April 2018 - 09:39
Paralajmërohet Trump: Kujdes nga dredhitë e Kimit

Në ndërprerje të befasishme të testimit të raketave nukleare të Koresë Veriore, në Shtëpi të Bardhë është reaguar se skepticizëm, ndërsa këshilltarët e presidentit të SHBA Donald Trump konsiderojnë se premtimi i Phenianit është “kurth”, shkruan Washington Post.

Sipas të dhënave të gazetës, këshilltarët e presidentit po frikohen se lideri i Koresë Veriore ka vendosur të ofrojë “premtime shumë modeste” të cilat mund t’i tërheqë në çdo moment. sipas mendimit të tyre, Kim Jong-un dëshiron të “krijojë iluzion” se është “i kuptueshëm” dhe i gatshëm për kompromis.

Duke falënderuar kësaj për SHBA do të jetë vështirë që t’i refuzojnë kërkesat e Koresë Veriore, konsiderojnë këshilltarët e Trumpit.

Të përkujtojmë, deklarata e befasishme mbi ndërprerjen e testimeve bërthamore të Koresë Veriore, me qëllim të kthimit në zhvillim ekonomik, e ka lënë të shtunën gjithë botën në shok dhe liderët kryesorë të gjithë botës u prononcuan për këtë lajm.

Por, Trump megjithatë ka pritur pak dhe vetëm  të nesërmen u lajmërua në Twitter, me një dozë të mosbesimit.Gjithashtu, në njërën nga twitt’ët e tij, presidenti i SHBA iu drejtua pikërisht atyre “këshilltarëve” nga opinioni i gjerë dhe thekson se ata të cilët para tij nuk kanë arrit asgjë në çështjen e Koresë Veriore, e tani kanë shumë këshilla për të.

 

(Kosova Sot)