Të miturit gjuhen me armë shkaku i një borxhi

  • 23 April 2018 - 13:09
Të miturit gjuhen me armë shkaku i një borxhi

Dy të mitur, pas një mosmarrëveshjeje shkaku i një borxhi, kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur në Suharekë gjatë ditë së djeshme.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur e konfiskuar armën e zjarrit e cila është përdorur në këtë rast si dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit e mitur është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë ndërsa i dyshuari i dytë është liruar nga stacioni policor.

(Kosova Sot)