Dukesha e Kembrixhit pranohet në spital për lindje

  • 23 April 2018 - 13:33
Dukesha e Kembrixhit pranohet në spital për lindje

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton u pranua në spitalin St Mary të Londrës për lindjen e fëmijës së tretë.

Catherine ka qenë në pushim qysh më 22 mars, kur ka bërë vizitën e fundit mbretërore në një organizatë bamirëse.

Fëmija do të jetë i pesti në radhë për fron dhe stërnipi ose stërmbesa e gjashtë e Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha i Kembrixhit kanë një djalë, Princin George, që ka lindur në vitin 2013, dhe një vajzë, Princeshën Charlotte, që ka lindur më 2015.

Shtatzënia e tretë e Dukeshës është bërë publike në tetor.

(Kosova Sot)