Mitrovicasi ia vë flakën apartamentit të tij

  • 23 April 2018 - 15:30
Mitrovicasi ia vë flakën apartamentit të tij

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ia kishte vënë zjarrin apartamentit të tij

Policia ka raportuar se dje rreth orës 06:20 të mëngjesit, në rrugën “Isa Boletini”, në Mitrovicë, një person është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin apartamentit të tij.

Njësia e zjarrfikësve ka arritur ta lokalizojë vendin e ngjarjes dhe ta shuajë zjarrin në apartament.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.

(Kosova Sot)