Kelmendi: E tërë nomenklatura e ish-UDB-ës është vendosur në pozitat kyçe të shtetit

  • 23 April 2018 - 16:51
Kelmendi: E tërë nomenklatura e ish-UDB-ës është vendosur në pozitat kyçe të shtetit

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thekson se është fakt që të dyja raportet shprehin pakënaqësi për ngecje të theksuara në të gjitha fushat, si në drejtësi arsim, në shëndetësi, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e në veçanti tërheqin vërejtjet në polici, në prokurori dhe në gjykata.

"Në fakt këtu është edhe krimi i lartë ndaj shtetit dhe të drejtës, sepse e tërë nomenklatura e ish-udbashëve, si dhe të familjeve të shërbyeseve të okupatorit, janë vendosur në pozitat kyçe të shtetit. Kjo në njërën anë dhe në anën tjetër kapja e tyre nëpërmjet kërcënimeve ka krijuar vartësi totale të policisë, të prokurorisë dhe të gjykatave. Në raport dhe me punën e bërë nga politika nuk qëndron vetëm fakti i ikjes nga përgjegjësia para Gjykatës Speciale, por qëndron pikësynimi i sundimit dhe të krijimit të bazës së fortë politiko-ekonomike në kuadër të klikave të formuara.Nga ideja se paraja e dirigjon politikën brenda dhe jashtë iu kanë futur punës së tillë. Tash shihen mjetet e vjedhura që po harxhohen për propagandë, për mediet elektronike, për libra e paçavure të pavlerë, as historike dhe as politike, sikundër edhe te vizitat dhe shëtitjet nëpër botë, kudo në vendet më të shtrenjta", është shprehur Kelmendi. "Raporti duhet t'ua hapë sytë masave të gjëra të popullit tonë. Kjo sepse ai e ka në dorë çdo politikan dhe ai duhet t'i dënojë me votë elementët e tillë në politikën e Kosovës. Në Kosovë ka vend dhe mundësi për korrigjime. E kjo arrihet vetëm me VETTING, por ky VETTING duhet të kryhet në kuadër të politikës, kudo nëpër subjektet politike", është shprehur profesor Muhamet Kelmendi për gazetën "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)