Guraziu: Kush nuk e paguan haraçin për nëntokën kriminale, nuk ka biznes

  • 23 April 2018 - 16:58
Guraziu: Kush nuk e paguan haraçin për nëntokën kriminale, nuk ka biznes

Analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot" theksoi se të bësh sot biznes në Kosovë është e vështirë dhe gati e pamundur, sepse kush nuk e paguan haraçin për nëntokën kriminale dhe mafio-oligarkët dhe pushtetarëve të nivelit lartë, e kanë kot, sepse ata bllokojnë biznese që nuk i kanë nën kontroll.

"Po qe se nuk 'ua lage fytin' përmes ryshfeteve të mëdha, sikurse që janë mafio-oligarkët e tipit Shkëlqim Devolli - Adem Grabovcit, si dhe të gjithë pushtetarëve të tjerë, nuk ke asnjë shans që të marrësh licenca e as leje ndërtimi nëpër komunat e Kosovës, të marrësh licenca për monopole, të marrësh licenca për banka si dhe çdo dokument tjetër që me ligj institucionet e nivelit komunal apo atij qendror janë të obliguara me ligj t'i lëshojnë për bizneset e rregullta ligjore edhe kur i plotësojnë kushtet ligjore", është shprehur Guraziu.

(Kosova Sot)