Aksident i rëndë trafiku te Konviktet e Studentëve, lëndohen 4 persona

  • 23 April 2018 - 17:10
Aksident i rëndë trafiku te Konviktet e Studentëve, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje në udhëkryqin mes Konvikteve të Studenteve dhe Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur. KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Agron Borovci, dhe e ka pyetur rreth aksidentit. Ai tha se në këtë aksident që ka ndodhur dje rreth orës 15:00 janë lënduar 4 persona.

"Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. Policia është duke u marrë me rastin", tha borovci.

(Kosova Sot)