Aksidentet po vrasin kosovarët

  • 23 April 2018 - 20:55
Aksidentet po vrasin kosovarët

Jeta e një njeriu fëmije mund të përfundojë nga pakujdesia e një vozitësi. Disa të rinj sot realizuan një performancë të një aksidenti rrugor, që u inskenua në Prishtinë.

Qëllimi i këtyre të rinjve është të tregojnë se si aksidentet në trafik po marrin jetë çdo ditë e më shumë.

Pak pasi përfundoi ky aktivitet vetëdijësues i organizuar nga Policia e Kosovës dhe Qendrat Emergjente, në Veternik të Prishtinës ndodhi një aksident i rëndë ku u përfshinë tri vetura.

Për të evituar aksidentet, Kuvendi i Kosovës ka nxjerr ligje të ashpra, por fatkeqësitë nuk janë evituar.

Në anën tjetër statistikat e policisë për aksidentet me fatalitet janë shqetësuese.

110 persona kanë vdekur vitin e kaluar. Ndërkaq, vetëm për tre muajt e parë të këtij viti në aksident kanë humbur jetën 21 persona.

Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti në aksident kanë humbur jetën 21 persona.

(Kosova Sot)