Shala: Asociacioni nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale me Serbinë

  • 23 April 2018 - 22:13
Shala: Asociacioni nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale me Serbinë

Këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 “Nuk do të bëhet Asociacioni pa e bërë marrëveshjen obligative, këtë e them fare hapur’, tha Shala.

“Kjo është çështje që do të përfundojë në kuadër të marrëveshjes gjegjësisht obligative. Nuk mund ta ndajmë. Ne mund ta trajtojmë si temë të veçantë por objektivisht do të përfundojë si një prej anekseve të marrëveshjes obligative’, shtoi ai.

“Nuk janë tema të lehta. Drafitimi i statutit të Asociacionit është një proces tejmase i ndërlikuar sepse ka dallime diametralisht të kundërta në mes nesh dhe palës serbe’, theksoi ai.

(Kosova Sot)