Aliu:Kush ua 'lag fytin', merr leje

  • 24 April 2018 - 12:56
Aliu:Kush ua 'lag fytin', merr leje

"Shpend Ahmeti është kryetari më i rrezikshëm, por edhe pa farë edukate si pjesë e nëntokës kriminale, i cili në vazhdimësi vetëm gënjen e mashtron, duke mos bërë asgjë të vlefshme dhe të dobishme për Prishtinën dhe qytetarët e saj. Ai zaten fare nuk e ka problem që t'i ndërrojë deklaratat dhe si të ishte ndonjë PALACO apo rrugaç, ose ndoshta si një artist që luan rolet e palaçove, duke mos i llogaritur fare qytetarët e Prishtinës, por vetëm interesat personale dhe të klanit kriminal 'Coca Cola Zero'", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

Kush ua 'lag fytin', merr leje Një dyshim të madh në këtë lloj tregtie me leje e ka edhe analisti politik, Bislim Aliu, i cili thotë se në komunën e Prishtinës lejet e ndërtimit shiten si hallva."Edhe tani po vazhdon e njëjta mënyrë duke u shitur nga Shpend Ahmeti, edhe ato për ndërtime të larta. Për vetëm dy muaj komuna e Prishtinës lëshoi 20 leje ndërtimore, bile gjysma e këtyre lejeve u lëshuan kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të larta shumë banesore dhe afariste! Ndaj, ata që 'ia lagin fytin" me ryshfete Shpend Ahmetit dhe klanit të organizuar 'Coca Cola Zero' fare nuk kanë probleme për marrjen e blerjen të lejeve ndërtimore, ndërsa ata që nuk ia lagin fytin me ryshfete e mitë apo nuk janë pjesë e nëntokës apo veprimeve kriminale, nuk kanë shans të jenë në listën e bizneseve që Shpend Ahmeti iu jep e shet leje ndërtimi", theksoi ai.

"Pse a thua ende nuk ka ngritur Prokuroria Speciale aktakuza kundër këtij klani kriminal në komunën e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin, ku po qe se do të kishte polici hetuese dhe Prokurori Speciale serioze, do të hetonte dhe do të vërtetonte një mori shkeljesh në shitjen e atyre lejeve të negociuara në restorante të Kosovës e deri në jahte dhe aeroplanë privatë jashtë shtetit, e deri në Londër, Bruksel, Milano, Tiranë, Shkup etj., të cilat qytete Shpend Ahmeti i preferon për të bërë 'biznese".

Me këtë, ai burri i botës po i palon milionat, duke qenë në mbrojtjen e nëntokës kriminale,mafio-oligarkëve dhe duke vazhduar, pa u ndalur të shes leje ndërtimi, por edhe toka komunale me vlerë qindra milionëshe", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot". Aliu tani pyet se mos vallë Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, është vetëm për të paluar milionat për vete dhe grupin kriminal që i takon, duke i gënjyer e mashtruar të gjithë të tjerët dhe për të shëtitur nëpër jahte e aeroplanë privatë të mafio-oligarkëve tejet të inkriminuar?

(Kosova Sot)