Kryetari i komunës dhe qeveria e tij kanë rënë në gjumë!

  • 24 April 2018 - 16:07
Kryetari i komunës dhe qeveria e tij kanë rënë në gjumë!

Duke ju referuar Raportit tremujor financiar dhe buxhetor janar-mars 2018 të kryetarit të komunës shihet qartë se në këtë periudhë ka ngecje të konsiderueshme në realizimin e të hyrave dhe në shpenzimin e buxhetit. Rreth 11.99%  e të hyrave janë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak dhe se ka ngecje edhe në shpenzimin e mjeteve, sidomos në investime kapitale dhe në subvencione e transfere. Këto dy komponente flasin qartë se kjo qeveri në krye me Shpend Ahmetin nuk janë as përsëafërmi duke ipërmbushur premtimet e dhëna dhe punët e planifikuara në buxhetin për vitin 2018, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo gjendje e krijuar krijon përshtypjen se qeverinë komunale të Prishtinës dhe kryetarin e saj  e ka kapluar një plogështi politike dhe qeverisëse, e ka kapluar një inercion negative i politikbërjes dhe qeverisjes, sepse nuk ka bashkpunim me qytetarët, edhe në këtë mandat nuk bashkpunojnë me subjektet opozitare politike LDK-ën dhe PDK-ën dhe nuk ka qasje pragmatike karrshi nevojave qytetare në nivel komune.

Ky egoizëm ekstrem i kryetarit po manifestohet me mospjesëmarrje në seancat e Kuvendit, me mospjesmarrje në mbledhjet e Komitetit për politikë dhye financa e lëre më me prupat tjera të Kuvendit apo mos të flasim me partite nopozitare.

Kjo qeverisje e keqe apo më mirë të themi e plogshtë ka krijuar kushte për dalje në skenë të dukurive negative siq janë ndërtimet pa leje, uzurpimi I hapsirave, mospagesa e obligimeve komunale, sidomos e atyre që i shfrytëzojnë hapsirat para lokaleve, pirje  e duhanit nëpër lokalet afariste, transoprti ilegal I udhëtarëve,  rritja e sasisë së mbeturinave në hapsirat e palejueshme, ndotjen e ambientit, mirëmbajtjen e dobët të rrugëve, ndriqimit dhe mungesa e shënjëzimit horizontal dhe vertikal.

Mosshpërndarja me kohë e subvencioneve në fushën e bujqësisë pengon direct zhvillimin e kësaj fushe. Kjo dhe po ndodhë edhe më tutje, kështu që kjo qeveri dhe ky kryetar duhet t’I kthehen punës e të punojnë dhe bashkpunojnë sepse kështu nuk do të durojnë edhe më tutje qytetarët e komunës së Prishtinës.

 

(Kosova Sot)