Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë që ndodhi sot në një hotel të Prishtinës

  • 24 April 2018 - 16:11
Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë që ndodhi sot në një hotel të Prishtinës

Mediat kanë raportuar për vdekjen e dyshimtë sot që ka ndodhur në lagjen Velania në Prishtinë, kur një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel të kësaj lagjeje.

Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur në rr. Xhamajli Berisha. Kështu ka thënë policia .

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, thotë policia.

Gjithashtu u konfirmua se viktima është mashkull rreth 70 vjeç.

Aktualisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Burimet e mediave bëjnë të ditur se personi në fjalë ka vdekur në një hotel të kësaj lagjeje. I njëjti burim thotë se ai ishte i shoqëruar me një femër, e cila pas vdekjes së 70-vjeçarit, ka ikur në drejtim të panjohur

 

(Kosova Sot)