Uka:Premtimet e pushtetarëve për liberalizim vizash edhe këtë vit ishin një mashtrim

  • 24 April 2018 - 18:20
Uka:Premtimet e pushtetarëve për liberalizim vizash edhe këtë vit ishin një mashtrim

Qytetari Çlirim Uka, për " Kosova Sot", tha se premtimet e pushtetarëve për liberalizim vizash edhe këtë vit ishin një mashtrim i radhës i pushtetarëve tanë, pasi së koti na premtuan se do të ketë liberalizim vizash pas Demarkacionit. "Premtimet e tyre të ngjashme ishin edhe viteve të tjera, por nuk ndodhi liberalizimi i vizave. Andaj, nuk e besoj se as sivjet do të ketë liberalizimi vizash, sepse pa luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka liberalizim vizash, ngase fundja pengesa apo sfida kryesore, që po mban peng liberalizimin vizave për qytetarët e Kosovës është shkalla shumë e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsioni i lartë nga ana e pushtetarëve tanë", potencoi ai.

 

(Kosova Sot)