Lajqi:Duhet urgjent një strukturë e re qeveritare

  • 24 April 2018 - 22:18
Lajqi:Duhet urgjent një strukturë e re qeveritare

Një opinion të ngjashëm ndan edhe deputeti Ali Lajqi nga 'VETËVENDOSJE'. "Në procesin e reformave dhe të avancimit të sistemit të drejtësisë do të ishte e dobishme edhe një gjykatë e tillë, sikur të zbatohej ligji me përpikëri dhe në mënyrë krejtësisht të pavarur, por kur nuk funksionon ligji, kur është i kapur sistemi i drejtësisë, nevoja për të shpikur edhe diçka të re nuk duket diçka shumë e mbarë, sepse nuk pritet që këto struktura të tanishme të bëjnë sistem të ri dhe efikas, sepse jo që do ta shmangin korrupsionin, por ka rrezik që do ta shtojnë edhe më tepër, prandaj krejt këto unë mendoj që janë do lojëra", u shpreh ai."Sido qoftë konsideroj që Kosova nuk e ka më luksin që të toleron aso strukturash kriminale që e denigrojnë shtetin, por duhet urgjent një strukturë e re qeveritare, për një VETTING që do të vijë pas ndryshimit të kësaj strukture të tanishme qeveritare", tha Lajqi për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)