Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme nuk prodhojnë situatë tjetër

  • 24 April 2018 - 22:23
Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme nuk prodhojnë situatë tjetër

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk do të prodhonin gjendje tjetër.

Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do të mund të vinin në shprehje, nëse paraprakisht do të bëheshin disa parapërgatitje.

“Ne besojmë se shkuarja në zgjedhje pa disa parapërgatitje nuk prodhon gjendje tjetër. Pra do të kemi ripërsëritje të gjendjes”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij një e metë e madhe është reforma zgjedhor si dhe duhet të ndryshojë klima e komunikimit të partive politike.

Krasniqi ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e debatit të ftuar nga LDK-ja dhe do ta thotë qëndrimin e vet.

(Kosova Sot)