Trump e tepron duke treguar se është i afërt me Macronin, ia fshin zbokthin nga xhaketa (Video)

  • 24 April 2018 - 22:42
Trump e tepron duke treguar se është i afërt me Macronin, ia fshin zbokthin nga xhaketa (Video)

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, u paraqitën për fotografi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, të martën, mediat kanë kapur një moment interesant.

Bëhet fjalë për momentin kur Trump gjeti mundësinë për të larguar një thërrmijë zbokthi nga kostumi i Macronit, para shtypit botëror.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë”, tha Trump. “Në fakt unë do të heq atë copë zbokthi nga ju”.

“Ne duhet ta bëjmë atë perfekt. Ai është perfekt. Është mirë të jesh me ty dhe ti je një mik i veçantë”, ka thënë tutje Trump.

Macron është në Uashington këtë javë për vizitën e parë zyrtare shtetërore të presidencës së Trump.

Mediat shkruajnë se vizita do t’u japë dy udhëheqësve një shans për të forcuar lidhjet e tyre dhe të vendeve të tyre, si dhe për të diskutuar çështje të tilla si marrëveshja e Iranit dhe tregtia globale. 

(Kosova Sot)