Fjalët që familja e Aviciit tha pas vdekjes së tij

  • 24 April 2018 - 23:38
Fjalët që familja e Aviciit tha pas vdekjes së tij

Familja e të ndjerit Avicii ka falënderuar fansat e tij në mbarë botën pas vdekjes së tij tragjike.

Artisti suedez 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur nga shkaqe të panjohura, të premten në Muskat, Oman.

Atë ditë, përfaqësuesi i tij konfirmoi vdekjen e Avicii me: ‘me dhimbje të thellë’ dhe kërkoi privatësi në emër të familjes së ‘shkatërruar’ të artistit.

Tani familja e Avicii ka bërë deklaratën e parë.

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen dhe fjalët e dashura për birin dhe vëllanë tonë. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që e deshën muzikën e Tim dhe kanë kujtime të çmuara me të”.

“Faleminderit për të gjitha iniciativat e ndërmarra për të nderuar Tim, me tubime publike, këmbana të kishave, homazhe në Coachella dhe momente të heshtjes anë e mbanë botës”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot)