Tryeza e LDK’së e mbyllur për media

  • 25 April 2018 - 12:57
Tryeza e LDK’së e mbyllur për media

Diskutimet në tryezën e thirrur nga LDK’ja nuk do të lejohen të përcjellën nga mediet.

Deputeti i LDK'së, Armend Zemaj, ka thënë se mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit e më pastaj secili nga pjesëmarrësit mund të japin deklarata pas tryezës.

LDK e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike përveç PDK'së dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur

(Kosova Sot)