Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka një lajm të mirë për qytetarët e Vushtrrisë

  • 25 April 2018 - 17:40
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka një lajm të mirë për qytetarët e Vushtrrisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë vendim që të bëjë më Zonë Ekonomike edhe Vushtrrinë, konkretisht fshatin Lumadh

Ministri Bajrami ka treguar se vendimin për këtë çështje e kanë marrë për tu krijuar kushte më të mirë bizneseve. 

Hasani në një postim në Facebook ka treguar se me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë.

Ky është postimi i plotë në Facebook i ministrit Hasani:

Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste.

Në mënyrë që tu krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, Komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.

Prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik,  është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86, 00 ha. 

Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë. Urime Vushtrri .

'Image

 

(Kosova Sot)