Një armatë mjekësh nga Kosova përfshihen në skema shkencore mashtrimi

  • 25 April 2018 - 17:53
Një armatë mjekësh nga Kosova përfshihen në skema shkencore mashtrimi

Dhjetëra mjek e zyrtarë shëndetësor nga Kosova dyshohet se publikuan punime shkencore në pesë revista të cilat po konsiderohen të rrejshme në Shqipëri.

Hulumtimi “Pseudoakademia dhe pazaret me tituj shkencorë në Mjekësi”, i realizuar nga Dr. Taulant Muka dhe gazetarja Esmeralda Keta, ka tronditur komunitetin e mjekëve dhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Doktori Muka dhe gazetarja Keta, përgatitën një punim shkencor me të dhëna të rreme. Autore ishin dy gjyshet e Dr. Taulantit, njëra 81 dhe tjetra 86 vjeçe. Që të dyja me nga vetëm 3 vjet shkollë.

Këtë punim e dërguan në pesë revista shkencore: International Journal of Medical Science and Clinical Intervention (Valley International me qendër në Indi), Merit Research Journal of Medicine and Medical Sciences (me qendër në Indi), Medical Archives (me qendër ne Bosnje) dhe BANTAO Journal (me qendër në Maqedoni) si dhe revistën prestigjoze në fushën e diabetit, Diabetologia.

“Rezultatet ishin vërtetë befasuese. Tre revista kthyen përgjigje pozitive brenda javës së parë, e pranuan menjëherë punimin e rremë dhe kërkuan bërjen e pagesës që artikulli të mund të dilte on-line, që shkonte deri në 750 dollar. Njëra prej tyre u përgjigj se do të kalonte tek editori, pavarësisht se dërgimi i artikullit bëhej vetëm me email dhe jo në faqen zyrtare siç procedura standarte kërkon. Ndërsa revista prestigjoze e publikuar nga Organizata Europiane e Diabetit e refuzoi artikullin brenda 24 orëve”, thuhet në hulumtimin e publikuar nga Muka dhe Keta.

Publikimi i këtij artikulli të rremë ka bërë që të hidhen dyshime të forta mbi vërtetësinë e titujve akademikë të profesorëve shqiptar.

“Medical Archives” ishte revista që pranoi e para dhe publikoi punimin. Ajo menaxhohet nga një individ/kompani në Bosnjë e cila poashtu menaxhon edhe dy revista tjera, “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica”. Që të tria faktorin e impaktit e kanë zero, sikurse edhe “Macedonian Journal of Medical Sciences” dhe “Journal of Medical Case Reports”. Faktori i Impaktit përdoret për matjen e rëndësisë dhe rankimit të revistave shkencore.

Në këto pesë revista, profesorët e Tiranës kanë publikuar punime shkencore më së shumti gjatë viteve 2010-2018. Genc Burezari prin me 20 publikime, Enver Roshi me 18, Ali Refatllari me 10, Myftar Barbullushi dhe Alma Idrizi me nga 9, etj.

Mjekët e Kosovës që publikuan punime në këto revista

Listë e gjatë e emrave të profesorëve dhe mjekëve që publikuan punime në këto revista boshnjake dhe maqedonase, janë edhe nga Kosova.
Gazeta Shneta ka kërkuar emrat e mjekëve dhe profesorëve që publikuan punimet e tyre. Autorët nga Kosova në këto revista janë profesorë, ish-ministër, mjekë, drejtorë klinikash, etj.

Në pamundësi për t’i evidentuar titujt shkencor dhe pozitat aktuale të të gjithëve, Gazeta ka publikuar emrat sipas renditjes alfabetike. Më poshtë mund t’i shihni emrat sipas publikimeve në tri revista:

Autorët që kanë publikuar në “Macedonian Journal of Medical Sciences” gjatë periudhës 2015-2018

– Ali Lahu, Avni Kryeziu, Abdurrahim Gerguri, Armend Vuciterna, Arlinda Maloku, Arber Neziri, Arber Veliu, Armond Daci, Adnan Bozalija, Aida Ferri Polloshka, Arlinda Tmava-Dragusha, Astrit R. Hamza, Albiona Rashiti Bytyqi

– Bastri Durmishi, Bedri Braha, Burim Neziri, Blerim Krasniqi, Brikene Elshani, Besa Gacaferri-Lumezi, Blerta Dollaku, Besa Lumezi,

– Drita Salihu, Dafina Mahmutaj, Dalip Limani, Dorentina Bexheti, Dugagjin Spanca,

– Elton Bahtiri, Enis Ahmedi, Emina Ramku, Emirjeta Bajrami,

– Floren Kavaja, Fisnik Kurshumliu,

– Ganimete Minci–Bejtullahu,

– Hatixhe Latifi-Pupovci, Halit Bajraktari, Hana Bejiqi, Hasime Qorraj-Bytyqi, Heroid Arifi,

– Ismet H. Bajraktari, Idriz Berisha, Islam Krasniqi, Ilir Begolli, Ibrahim Behluli,

– Jeton Shatri,

– Kujtim Shala, Kujtim Thaçi, ?astriot Haxhirexha,

– Liridon Selmani, Labinot Shahini, Linda Dula,

– Mentor Sopjani, Merita Berisha, Mehmet Maxhuni,

– Naser Ramadani, Nexhmije Ajeti, Naser Berisha, Natyra Karahoda–Gjurgjeala, Naim Zeka,

– Pranvera Krasniqi, Premtim Rashiti,

– Ramush Bejiqi, Ragip Retkoceri, Rinor Bejiqi, Rudin Domi, Rexhep Hoxha, Rina Hoxha, Raif Cavolli, Refik Ramku,

– Sylejman Rexhepi, Suzana Manxhuka-Kerliu, Sadi Bexheti, Serbeze Kabashi, Sanije Gashi-Hoxha,

– Shemsedin Sadiku, Shpetim Thaçi, Shefki Xharra, Shaip Krasniqi,

– Teuta Pustina-Krasniqi, Teuta Bicaj, Teuta Morina,

– Valon A. Zejnullahu, Valbona Zhjeqi, Vjosa A. Zejnullahu, Vlora Ademi, Violeta Lokaj-Berisha,

– Zaim Gashi, Zana Lila, Zana Lila-Krasniqi,

Autorët që kanë publikuar në “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica” në periudhën 2008-2017

– Arianit Jakupi, Armend Vuqiterrna, Astrit Hoxhaj, Aurora Bakalli, Arber Retkoceri, Agreta Gecaj-Gashi, Abdullah Gruda, Arbnore Batalli Këpuska, Ali Lahu, Avni Kryeziu, Antigona Kabashi, Abedin Bahtiri, Arben Boshnjaku, Albina Ponosheci, Albert Lila, Ali Ilazi, Arta Dauti, Ardiana Murtezani, Arlinda Maloku, Armend Kërveshi, Aida Namani Rexhepi, Ariana Kalaveshi, Antigona Hasani, Arta Veseli, Adem Haziri, Argjira Juniku-Shkololli,

– Basri Sejdiu, Bekim Haxhiu, Bastri Durmishi, Blerta Rexhepi, Bujar Kastrati, Bedri Abdullahu, Blerim Krasniqi, Bukurije Rama, Dardan Koçinaj, Blerim Berisha,

– Curr Gjocaj,

– Drita Salihu, Dafina Ibrahimi-Kacuri, Dukagjin Zogaj, Drita Zajmi, Daut Rashit Gorani,  Dren Boshnjaku, Dalip Limani, Dardan Koçinaj,

– Ermira Krasniqi, Enver Isaku, Ejup Pllana,

– Fadil Sherifi, Faik Qosja, Fellanza Gjinolli, Fisnik Jashari, Ferki Fejza, Ferat Sallahu, Fadil Beka, Flora Abazi,

– Gazmend Bojaj, Gresa Dreshaj,

– Hajrije Hundozi-Hysenaj, Hana Bejiqi, Hilmi Islami, Hajrie Hysenaj, Hysni Arifi, Hajdin Citaku, Hysni Jashari, Halit Maloku,

– Ilir Tolaj, Ilir Begolli, Islam Krasniqi, Ismet H. Bajraktari, Idriz Sopjani, Ilir Kurtishi, Ismet Bajrami, Ismet Shalaj

– Kelmend Talat Pallaska, Kreshnike Dedushi, Kujtim Shala, Kamber Zeqiraj,

– Luan Jaha, Lidvana Spahiju, Luan Xhelili, Lirim Mustafa, Lulzim Selim Kamberi,

– Muharrem Avdiu, Mergime Prekazi Loxha, Merita Berisha, Mehmedali Azemi, Mjellma Rexhepi, Merita Martinaj, Majlinda Berisha, Mybera Mustafa, Mentor Sopjani, Masar Gashi,

– Naser Ramadani, Naim Jerliu, Naim Zeka, Nexhmi Hyseni, Nexhmedin Shala, Nazim Dakaj, Nexhat Shatri, Nehat Halili, Norma Muhamet Budima, Naim Morina, Nexhmi Zeqiri, Nebi Musliu,

– Njazi Gashi,

– Osman Sejfija,

– Pranvera Krasniqi, Petrit Nuraj,  Pellumb Islami,

– Qëndresë Daka, Qëndrim Dakaj,

– Rozafa Koliqi, Ramush Bejiqi, Rina Hoxha, Ragip Retkoceri, Rufadije Manqestena, Rexhep Hoxha, Ruke Shala-Beqiraj, Ramë Miftari, Ragip Shabani,

– Skender Zatriqi, Sefedin Muçaj, Serbeze Kabashi, Sanije Gashi, Selim Kolgeci, Sylejman Rexhepi, Sami Salihu, Sadi Bexheti, Skender Shabani, Skender Murati,

– Shemsedin Vehapi, Shpend Elezi, Shqipdonë Lahu, Shemsedin Dreshaj, Shkëlzen Elezi, Shkurta Rrecaj, Shaip Krasniqi, Shkelzen Duci,

– Teuta Hoxha,

– Urata Efendija-Beqa,

– Violeta Zatriqi, Valdete Topciu, Valbona Zhjeqi, Valbona Stavileci, Valton Saiti, Vlora Ismaili-Jaha, Violeta Grajcevci-Uka, Vjollca Sahatciu-Meka, Vjosa Hamiti, Valbona Krasniqi, Vale Hysenaj, Vlore Hysenaj,

– Xhevat Jakupi, Xhevdet Krasniqi, Xhavit Bicaj,

– Zana Ibraimi, Zana Agani, Zene Buja, Zafer Gashi, Zaim Gashi.

 

(Kosova Sot)

 

(Kosova Sot)