Kelmendi:Në skenën politike të Kosovës është futur mekanizmi i blerjes së votave

  • 25 April 2018 - 18:16
Kelmendi:Në skenën politike të Kosovës është futur mekanizmi i blerjes së votave

Sipas prof. Muhamet Kelmendit, është një fat shumë i keq që në skenën politike të Kosovës është futur mekanizmi i blerjes së votave, i shantazhit dhe i kapjes së pushtetit, dhe që të arrihet kjo nuk ka subjekt që është dhe ka qenë imun ndaj keqpërdorimeve, korrupsionit dhe krimit. Ai beson që këto takime do të shërbejnë vetëm për t'i dhënë akoma më shumë legjitimitet të dëmshëm Hashim Thaçit për bisedimet me Serbinë. "Kjo del vetvetiu nga gjendja pasurore që e kanë të gjithë udhëheqësit partiakë, pavarësisht se a janë në pushtet. Dhe, në këtë anë prijnë PDK-ja dhe LDK-ja, si dy subjekte që më së shumti kanë keqpërdorur mjetet financiare të buxhetit të Kosovës. Në këtë anë, këto dy subjekte, çdo njëra me qëllime të veta, ka ftuar takime të skenës politike, jo për të stabilizuar vendin, por për të ligjë- suar pozitën dhe gjendjen e arritur dhe për të ligjësuar Hashim Thaçin në bisedime, të cilat ai veç i ka shkatërruar me kohë", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". "Si Asociacioni, ndërtimi i ushtrisë, ashtu edhe bisedimet me shtetin serb, sikundër reforma zgjedhore, janë tema shumë të ndjeshme. Por, këtu nuk është qëllimi. Të gjitha këto janë hapur nga ana e Thaçit. Kur u pa se nuk po ecën çështja, u mor Kadri Veseli, i cili e bëri thirrjen e tillë. Kjo, kryesisht për ta "hëngër" populli dhe për të vazhduar edhe më tutje rrugën e njëjtë dhe nënshtruese", theksoi ai. "Natyrisht se LDK-ja nuk është në pushtet dhe po humb mjete financiare. Këndej edhe nuk po mundet për t'i bërë votat për të rrëzuar Qeverinë. Këtu ka të drejtë PDK-ja kur thotë se pa të nuk ka zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme", shtoi Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)