Preteni:Aktakuzat përdoren për shantazhimin e vetë atyre

  • 25 April 2018 - 21:30
Preteni:Aktakuzat përdoren për shantazhimin e vetë atyre

Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit,Hasan Preteni,thotë se zakonisht në Kosovë parashkruhen shumica nga rastet kundër "peshqve te mëdhenj" dhe rastet e tilla nuk hapen fare."Nuk ka raste reale të trajtuara.Një zyrtar i lartë mund të bjerë pre e 'gjyqësorit' vetëm nëse është pjesë e pazareve ditore,pjesë e hakmarrjeve politike,pjesë e kalkulimeve të tjera joracionale dhe joreale.Këtyre ditëve jemi dëshmitar të kurbanizimit të disa prej tyre.Ngritën aktakuza kundër të pafuqishmëve,kundër atyre që nuk janë pjesë e politikës ditore",u shpreh ai. "U ngritën edhe disa aktakuza kundër atyre që janë pjesë e qeverisjes,por të gjithë ata nuk largohen nga pozitat,janë ministra që udhëheqin dikastere me buxhete të majme.U ngritin aktakuza dhe nuk i largojnë,po sa të pavarur janë ata,po a guxojnë e të mos i dëgjojnë mentorët e tyre,u ngritin aktakuza dhe ato aktakuza u rrinë mbi kokë si shpata,të cilat aktivizohen nëse dështojnë. Aktakuzat përdoren për shantazhimin e vetë atyre",vijoi më tutje Preteni për "Kosova Sot".Sipas tij,përmes ndryshimeve ligjore,po mbrohet konflikti i interesit dhe pasuria e dyshimtë.

 

(Kosova Sot)