VETTING-u mund të godasë Devollistanin

  • 26 April 2018 - 08:07
VETTING-u mund të godasë Devollistanin

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, të cilët po e përcjellin ecurinë e zbatimit të VETTING-ut në Shqipëri, konsiderojnë se ky proces po ndihmon jo vetëm në vetëpastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, por edhe në hapjen e rasteve kriminale, që deri para këtijprocesi dukeshin veprime të pamundura apo si një mision i pamundur. Falë këtij procesi në këtë shtet fqinj u zbulua që pas kompanisë 'offshore' që zotëronte kompaninë e derivateve GULF në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandri Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua derisa po udhëtonte nga Parisi për në Shqipëri dhe se pas kompanisë "guaskë", që zotëron shoqërinë "Gulf", e cila u rrit shumë shpejt në Shqipëri pas së cilës qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash, me pronarët e kompanisë 'offshore', të regjistruar në Delaware të SHBA-së. E kur shihen këto zbulime falë këtij procesi, atëherë,sipas analistëve, nuk është e çuditshme si dhe pse është regjistruar jorastësisht edhe "Z-MOBILE" e vëllezërve të inkriminuar Devolli , pikërisht si kompani 'offshore' dhe mu në Delaware dhe pse për 9 vjet të tërë prokuroria është në gjumë dhe nuk denjon as të fillojë hetimet serioze për të parë e vërtetuar zyrtarisht se kush qëndron prapa kësaj kompanie "offshore" në Delaware, e që e shkatërroi dhe e vodhi e plaçkiti asetin më të madh të shtetit - Telekomin e Kosovës, por edhe fondet e qytetarëve kosovarë. Dyshohet se këto ndodhin të gjitha në bashkëkoordinim e bashkëveprim me majat e pushtetarëve të inkriminuar qeveritarë të nivelit më të lartë, duke filluar nga ish-kryeministri Thaçi dhe ministrat e tij të lidhur kriminalist me nëntokën kriminale të bizneseve të pista në Kosovë, siç ishine janë edhe sot vëllezërit Devolli me shoqërinë e shumëpërfolur "ZMobile" dhe jo vetëm. Për të marrë deklaratën e tyre, edhe përkundër pyetjeve të dërguara nga gazetari, vëllezërit Devolli si zakonisht nuk kanë kthyer përgjigje.

Të palarat do t'u dalin në fushë

Duke parë këtë realitet, eksperti i fushës së sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, Hasan Preteni, tha për "Kosova Sot" se është fakt i pamohueshëm që vetëm mafia e pastron mafinë, se pa një Vetting të thellë nuk mund të pastrohen gjërat, prandaj edhe në shtetin e Kosovës duhet vetëm të bëhet hapi i parë i pastrimit e pastaj të 'palarat' do të dalin vetë në mënyrë zinxhirore njëra pas tjetrës."Është një qetësi konsensuale e të gjithë atyre individëve dhe mekanizmave që po na vështirësojnë jetën dhe po na zbehin dashurinë ndaj vendit. Duhet të fillohet nga gjyqësori, duhet të verifikohet pasuria e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Do të jenë ata që do të detyrohen të tregojnë të gjitha të palarat e grumbulluara ndër vite. Ata tani nuk veprojnë, por dokumentacioni është aty, duhet kujdesur që të mos i shkatërrojnë provat, si rasti i "dhomës i dëshmive"e do të vjen koha që dikush t'i trajtojë ato pa pasur frikë se do të ketë kërcënime apo shantazhim", tha Preteni për "Kosova Sot". Ai thekson se shembulli i Shqipërisë është për t'u lakmuar, por edhe për t'u marrë model shumë serioz. "Tirana ka filluar mbarë, të gjithë ata që nuk po e kalojnë Vetting-un e kanë hapurgojën dhe kanë filluar të flasin, kjo është pikënisja, efekti domino, njëri e rrëzon tjetrin. Do të dalin edhe politikanët, edhe biznesmenët e fshehur pas politikës. Prona publike po shkatërrohet kurse disa biznesmenë deri vonë të panjohur po pasurohen shumë dhe shpejt.Lidhja në mes dëmtimit të pronës publike dhe rritjes së pronës private këtu është e pashmangshme. Kjo duhet zbuluar dhe për të pasur shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, rrugëtim tjetër nuk ka", u shpreh Preteni për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)