Grapci:Ky person ka pasur aso privilegjesh që të pajisë me licenca pune

  • 26 April 2018 - 17:25
Grapci:Ky person ka pasur aso privilegjesh që të pajisë me licenca pune

Analisti Dardan Grapci, për " Kosova Sot", tha se opinioni vendor duhet që ta dijë se drejtorit të Departamentit në Ministrinë e Infrastrukturës Kadri Krasniqi i punon djali i tij, Tafil Krasniqi, në QAK-un e Devollëve. "Sa për dijeninë tuaj dhe lexuesve të gazetës, dua t'ju njoftoi se z.Kadri Krasniqi, për të cilin në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se ai është personi i cili është më i korruptuari, ngase ai ka qenë i autorizuar që kujt të dojë t'i lëshojë licencën e punës për kontrolle teknike të automjeteve, madje edhe pa i plotësuar kriteret. Kjo, sepse që nga koha kur në këtë ministri, sa ka qenë ministër, z. Fatmir Limaj, ky person ka pasur aso privilegjesh që të pajisë me licenca pune dhe autorizime për të licencuar kontrollet teknike sipas dëshirës së tij personale. Andaj, me këtë person duhet që të merren Hetuesia dhe Prokuroria e Kosovës, por edhe njësia për krimin e organizuar", u shpreh ai. "Fajtor për një vendim të tillë të ministrit Pal Lekaj është pikërisht zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Kadri Krasniqi, djali i të cilit, Tafil Krasniqi, është i punësuar në kompaninë QAK-u të Devollëve. Andaj, edhe kjo është arsyeja se përse atestimin e automjeteve, të cilin e ka kryer deri më tash Instituti i Fakultetit Teknik, iu është ndërprerë duke ua forcuar monopolin e QAK-ut të Devollëve, që është ndihmuar nga ky zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës", vlerëson Grapci.  

 

(Kosova Sot)