Kryeministri Haradinaj flet për energjinë elektrike në veri të Mitrovicës

  • 26 April 2018 - 20:51
Kryeministri Haradinaj flet për energjinë elektrike në veri të Mitrovicës

Kryeministri Hardinaj ka vazhduar debatin me deputeten Hykmete Bajrami, lidhur me shpronësimin në fshatin Hade dhe Shipitullë.

Haradinaj kësaj të fundit i tha se në qeverisjen e LDK-së as një shtëpi nuk kanë mundur ta zhvendosin nga ajo pjesë, duke lejuar kështu që Kosova të mbetet pa qymyrë dhe pa prodhim.

Bajrami tha se LDK nuk ka pranuar çmime aq të para për shpronësim.

Haradinaj foli edhe për veriun e Mitrovicës.

“E vërteta është që në veri ne e japim energjinë, nuk e jep tjetërkush, nuk është mirë ta jep askush dhe nuk do të lejojmë ta jap askush për shkak se është Kosovë si treg por duhet të vendoset edhe rregulli i pagesës, kemi ofruar me hap tregun me shpërndarës, jo si KEDS-i, por me shërbime tregtare por po na kërkohet me i thyer ligjet e Kosovës dhe nuk kemi arrit t’i bëjmë “, tha ai.

 

(Kosova Sot)