Serbia përgatit aktakuzë ndaj zyrtarëve të Kosovës për arrestimin e Gjuriqit

  • 27 April 2018 - 10:03
Serbia përgatit aktakuzë ndaj zyrtarëve të Kosovës për arrestimin e Gjuriqit

Ministri serb i Punëve të Jashtme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se organet kompetente të Serbisë po ndërmarrin masa dhe veprime që do të duhej të shpinin në ngritje të aktakuzës kundër ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve për arrestimin e drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq

Në foltoren e Kuvendit të Serbisë Stefanoviq ka thënë se “qytetarët e Serbisë janë dëshmitarë për aktin terrorist kundër Marko Gjuriqit e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë dhe Prokuroria për krim të organizuar ka filluar hetimet.

“Tashmë ekziston një drejtim i mirë në kuptimin se ne i kemi personat që kanë marrë pjesë në veprimet e ndryshme në këtë akt dhe që kundër atyre personave të ngrihet aktakuzë, ndërsa po priten rrethanat që ata ë jenë të qasshëm tek organet tona dhe që t’i dorëzohen organeve tona të drejtësisë“, citon “danas” të ketë thënë Stafanoviq.

Ai ka thënë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme intensivisht në këtë dhe se nuk do të hiqet dorë që fajtorët të sillen para organeve tona.

(Kosova Sot)