Presidenti emëroi Valdete Dakën kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

  • 27 April 2018 - 10:49
Presidenti emëroi Valdete Dakën kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të Nenit 84 (pika 26) dhe Nenit 139 (paragrafi 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 61 (paragrafët 1 dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), si dhe Nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009).

“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.

Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

(Kosova Sot)