Besfason Kim Jong-un, flet për emocionet pas takimit me liderin e Koresë Jugore

  • 27 April 2018 - 10:50
Besfason Kim Jong-un, flet për emocionet pas takimit me liderin e Koresë Jugore

Kim Jong UN për herë të parë e kaloi kufirin dhe arriti në Kore Jugore, derisa presidenti jugkorean e lavdëroi për “vendim shumë të guximshëm” të vijë në Jug në takimin historik të dy Koreve.

“Po ndihem se si po e shkrepi sinjalin në vijën e startit në momentin e shkrimit të historisë së re për raportet e Veriut dhe Jugut, paqes dhe prosperitetit”, i ka thënë lideri koreanoverior Kim Jong-un presidentit Moon Jae-in kur ata u ulën në tryezën e negociatave.

Në përcjellje të liderit të Koresë Veriore, përveç motrës së tij më të vogël Kim Jo-jong, ishte vetëm edhe ish shefi i shërbimit të inteligjencës të këtij veni Kim Jong-chol, kuadri kryesor i Kimit i ngarkuar për marrëdhënie me Korenë Jugore.

Tryeza e negociatave  është mbaruar ashtu që pikërisht 2.018 milimetra i ndanë dy liderët gjatë bisedimeve pas dyerve të mbyllura.

Moon ka deklaruar se ka pritje të mëdha se ata do të arrin marrëveshje e cila “do të jetë dhuratë e madhe për popullin e gjithëmbarshëm korean dhe të gjithë njerëzve paqedashës në botë”.

AP pretendon se qindra aktivistë konservativë jugkorean i kanë djegur dy flamuj të letrës së Koresë Veriore me fotografinë e Kimit, babait të tij dhe gjyshit, gjatë mitingut i cili është mbajtur në afërsi të fshatit kufitar Panmunxhom ku po mbahet samiti.

“Moon Jae-in, jep dorëheqje”, kanë bërtitur demnostruesit.

Moon dhe Kim e kanë përfunduar sesione e paradites së samitit, ndërsa pasdite është planifikuar takimi i radhës.

 

(Kosova Sot)