Digjet një punëtori në Ferizaj, lëndohen dy punëtorë

  • 27 April 2018 - 10:57
Digjet një punëtori në Ferizaj, lëndohen dy punëtorë

Të enjten në fshatin Bablak të Ferizajt, një person ka njoftuar se punëtoria e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshirë nga zjarri dhe ka shpërthyer.

Si pasojë e zjarrit lëndime të lehta trupore kanë marrë dy punëtorë.

Njësia e zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin, njofton Policia e Kosovës.

Rastit i janë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore, dhe ky rast do të hetohet.

 

(Kosova Sot)