Arrestohen pesë shqiptarë në Itali

  • 16 May 2018 - 22:52
Arrestohen pesë shqiptarë në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme 5 shqiptarë pasi janë kapur me drogë.

Siç raportojnë mediat italiane, operacioni i policisë anti-drogë është zhvilluar në Pavia, ku të arrestuarit janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç.

Ata ishin pjesë e një grupi që shisnin kokainë, ku P.S. e E.L. ua shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J.

Më pas kjo sasi kokaine, iu shitej konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë me çmim 50 Euro.

Hetimet policisë kanë nisur një vit më parë, ndërsa vetëm ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tyre.

 

 

(Kosova Sot)