Shefi i Facebook'ut pranon të takohet me eurodeputetët në Bruksel - Lajme - Kosova Sot
Shefi i Facebook

Shefi i Facebook'ut pranon të takohet me eurodeputetët në Bruksel

Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg pranoi të takojë në Bruksel eurodeputetët që kërkojnë ardhjen e tij për të dhënë shpjegime në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve pas skandalit “Cambridge Analytica”, njoftoi sot Parlamenti Europian (PE).

“Zuckerberg do të jetë në Bruksel sa më shpjetë të jetë e mundur, shpresoj që javën e ardhshme për të takuar, përveç të tjerëve, presidentët e grupeve të ndryshme në Parlament”, shpjegoi presidenti i eurodeputetëve, Antonio Tajani, përcjell Atsh.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë një konference për shtyp që mbahet tradicionalisht të enjteve, theksoi një burim i PE-së.

 

 

(Kosova Sot)

2 orë e 32 minuta më parë
22/05/18