Devollët e 'Pronto'-s ia japin grushtin fatal PTK-së (Video)

  • 19 May 2018 - 09:23
Devollët e 'Pronto'-s ia japin grushtin fatal PTK-së (Video)

ULTIMATUMI I OLIGARKËVE SHPALOS PLANET MAFIOZE TË MBËSHTETURA NGA PUSHTET

Shkodra:Krimi i organizuar në mes të Devollit dhe PTK-së është i lejuar nga shteti!

"Pushtetarët e inkriminuar dhe kompania e dyshimtë 'Devolli' tash e atëherë hapur bëjnë luftë që ta varrosin Telekomin, por përkundër të gjitha krimeve të njëpasnjëshme, Prokuroria e Shtetit as drejtësia vendore ende nuk guxon dhe as që ka ngritur aktakuzë fare për krimin më të madh në dekadën e fundit në Kosovë, për të cilat me gjithë kalimin e gati një dekade ( 9 vjet) një maskaradë e tillë jo vetëm se tolerohet dhe bëhet çdoherë e më kriminale. Por, njëjtë si Prokuroria, fatkeqësisht, vazhdojnë të heshtin edhe ARKEP-i, Kuvendi dhe Qeveria", thotë analisti Gani Qarri për "Kosova Sot" 

Analistët politikë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe qytetarët e pyetur nga gazeta, po e shohin dhe vlerësojnë ultimatumin e fundit të Devollëve që ia kanë drejtuar së fundi Telekomit të Kosovës, që t'i paguajë rreth 30 milionë euro, si një goditje të fundit "e palejueshme dhe e kundër ligjshme" për ta falimentuar sa më shpejt këtë kompani të shtetit. Sipas analistwve, para një viti, Blerim Devolli mashtroi bashkë me zyrtarët e PTK-së, duke thënë se kishin vendosur që të mos ia marrin PTK-së 32 milionë eurot e Arbitrazhit në këmbim të një marrëveshje të re, edhe më favorizuese se e para për "Z-Mobile", por tash këta përsëri po e kërkojnë borxhin. E, nëse sipas këtij ultimatumi nuk jepen për 15 ditë, ata paralajmërojnë se do të fillojë edhe kamata e lartë ndaj Telekomit. Gjykimi i analistëve të pavarur dhe njohësve të kësaj situatë është se kundër PTK-së është përgatitur në mënyrë perfide skenari i falimentimit nga ana e Blerim Devollit me pushtetarët e tejinkriminuar aktualë, madje që prej vitit 2009, ndërkaq që e varrosi përfundimisht tani me kontratën e re kriminale. Analistët, deputetët, por edhe qytetarët konsiderojnë se është absurde që Prokuroria Speciale edhe përkundër të gjitha krimeve të njëpasnjëshme në relacionin Blerim Devolli-pushtetarët e inkriminuar- zyrtarët e PTK-së, ende nuk guxon dhe nuk ka ngritur aktakuzë për krimin më të madh në dekadën e fundit në Kosovë. Gazeta i ka dërguar pyetje të veçantë Prokurorisë Speciale, duke u interesuar pse prokuroria për më shumë se 9 vjet nuk guxuan e arritën t'i sjellin në bankën e të akuzuarve pushtetarët dhe zyrtarët e inkriminuar, bashkë me vëllezërit Devolli për. siç thonë analistët, krimet e njëpasnjëshme që i kanë bërë, dhe pse u lejua të varroset "për vdekje" klinike Telekomi nga kjo kontratë e re me Blerim Devollin, ku kjo kontratë është kontrata më absurde dhe më kriminale e mundshme dhe ku i mundësohet Blerim Devollit dhe 'Z-Mobile' t'i hapet një perspektivë e re ekonomike për të përfituar edhe më shumë se sa kishte përfituar, ndërkaq që për Telekomin është goditje me vrasje, por edhe këtë herë Prokuroria nuk ka kthyer përgjigje. Rreth kësaj situate më të re të krijuar pyetjet u janë dërguar edhe MZHE-së, ARKEP-it, Bordit të PTK-së, 'Z-Mobile', Blerim Devollit si dhe Agron Mustafës, por asnjë nga këta nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje gjatë ditës së djeshme

Iniciohet hetim parlamentar

Deputeti Milaim Zeka thotë se të gjitha këto dallavere e veprime të kundërligjshme që kanë ndodhur për shkatërrimin e PTK-së ndodhin vetëm në një shtet ku nuk ka sundim të mirë- filltë ligji, ku nuk vepron pothuajse fare Prokuroria e Shtetit."Unë e di një diçka që po të kishte pasur kund në këtë botë ndonjë prokuror apo ndonjë lloj funksionimi të shtetit ligjor, Agron Mustafa është dashur të arrestohet qëmoti, por Agron Mustafa çdo veprim që e ka bërë në postin në të cilin ka qenë e ka bërë në koordinim absolut me klasën politike të këtij vendi. Unë në Kuvend kam reaguar shpesh dhe kam folur edhe për Agron Mustafën. Dhe tani unë do të marr javën e ardhshme një iniciativë si deputet për ta krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar atë që ka ndodhur në Postë-Telekomin e Kosovës", tha Zeka për "Kosova Sot". Ndërsa analisti politik Ali Hertica thotë se ky sulm tradhtar ndaj PTK-së po ndodh tani pasi që Kosova është shndërruar në një gjah të gangsterëve që po e shkatërrojnë edhe ekonominë. "Kosovën e shndërruan në një xhungël të ekonomisë së shkatërruar, si dhe kërcënimet që po sillen ndaj palëve të tjera, ku po pasurohen dita-ditës me vjedhje dhe plaçkitje, duke marrë shembullin edhe rastin e 'Z-Mobile'. Pavarësisht faktit se ishin marrë vesh për shkëputje të kontekstit, me marrëveshje të nënshkruar pasi Gjykata e Arbitrazhit vendosi në favor të 'ZMobile', duke obliguar Telekomin e Kosovës t'ia paguajë 32 milionë euro për mosrespektim të marrëveshjes, më tej palët vendosën që të bëjnë një marrëveshje të dytë, përmes Së cilës Telekomi e 'Z-Mobile' akordoheshin të mos paguhen 32 milionë eurot, por obligonte Telekomin që deri në vitin 2023 t'i ofronte 'Z-Mobile'-it shërbime të pakufizuara", u shpreh ai."Tani ky ndryshim qëndrimi është kurth për ta falimentuar PTK-në. Edhe pse e njëjta kontratë para saktësisht një viti thuhej se po bëhet pasi Devollët nuk duan ta rëndojnë më shumë gjendjen e Telekomit, e cila e kishte të pamundur t'i jepte 32 milionë euro, tash 'Z-Mobile' nuk interesohet për gjendjen e kompanisë publike dhe do të kthehen në pikën kur Arbitrazhi gjobiti Telekomin", ka thënë Hertica për "Kosova Sot"

"Institucionet e shtetit duhet të ndërhyjnë në këtë rast dhe të mos lejojnë realizimin e skenarit kriminal të falimentimit të PTKsë", tha Ali Hertica për "Kosova Sot

QARRI:BLERIM DEVOLLIT I JANË DHËNË 8 MILIONË EURO, ME TË CILAT, AI NUK U NDA I KËNAQUR DHE TANIMË KËRKON 32 MILIONË EURO!

Dhe analisti politik Gani Qarri thotë se aktrimi i nënshkrimit të kontratës së re në mes të PTK-së dhe 'Z- Mobile' ishte vetëm mashtrim para përgatitjes së skenarit të rrënimit e falimentimit të kësaj kompanie publike. "Kontrata tanimë e shkëputur nga 'ZMobile' ishte nënshkruar vetëm një vit më parë, nga vetë z. Devolli, kur Gjykata e Arbitrazhit nxori vendimin në favor të 'Z-Mobile' dhe obligonte Telekomin e Kosovës t'ia paguajë 32 milionë euro për mosrespektim të marrëveshjes. Ndaj, ultimatumi i tanishëm i Devollëve që Telekomi i Kosovës t'i paguajë kompanisë së tyre të inkriminuar rreth 32 milionë euro është goditja e fundit "e palejueshme dhe e kundër ligjshme" për ta falimentuar sa më shpejt Postë-Telekomin e shtetit tonë", theksoi ai."Të njëjtit njerëz shumëfytyrësh mashtruan hapur qytetarët e vendit me kontratën e nënshkruar rreth një vit më parë, përmes së cilës deklaronin rrejshëm se këtë e bënin nga "vullneti i tyre i mirë", sepse kinse nuk dëshironin që ta rëndonin edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të rënduar të Telekomit. Siç përflitet nëpër kuluare, me porosi të SHIK-ut, pa dijen dhe vendimet e të cilit nuk bëhej as vazhdon të bëhet asgjë në Kosovë, më 26 prill të këtij viti, jo vetëm se bënë shkëputjen e kontratës së 'Z-Mobile', të nënshkruar nga vetë ata, vetëm një vit më parë, por i dhanë edhe një ultimatum marramendës Telekomit të Kosovës, që borxhi prej mbi 32 milionë eurosh t'i paguhet brenda 15 ditësh kompanisë më të përfolur në Kosovë për inkriminim të gjithfarëllojshëm të Devollëve, me kërcënimet se pas këtij afati do të vendosen kamata të larta", vijoi më tej Qarri."Blerim Devolli, bashkë me zyrtarët e PTK-së, mashtruan hapur, ky duke thënë paturpësisht se gjoja kishte vendosur që të mos ia merrte PTK-së 32 milionë eurot e Arbitrazhit në këmbim të një marrëveshje të re, edhe me favorizuese se ajo e para, për 'Z-Mobile', ndërsa Agron Mustafa duke deklaruar rrejshëm se nuk i është paguar asgjë Kompanisë së Devollëve, përderisa nga mediet publike shkruhet dhe flitet hapur, se Blerim Devollit i janë dhënë 8 milionë euro, me të cilat, siç po shihet, ai nuk u nda i kënaqur dhe tanimë kërkon 32 milionë euro, duke përdorë edhe kërcënimet për vënie kamatash të rënda", tha Qarri për 'Kosova Sot'. Sidoqoftë, për të gjitha këto kurthe ai thotë se një përgjegjësi të madhe për mosveprim e ka Prokuroria e Kosovës. "Kontrata, tanimë e shkëputur nga 'Z-Mobile', ishte nënshkruar vetëm një vit më parë, nga vetë z. Devolli, kur Gjykata e Arbitrazhit nxori vendimin në favor të 'Z-Mobile' dhe obligonte Telekomin e Kosovës t'ia paguajë 32 milionë euro për mosrespektim të marrëveshjes. Ndaj, ultimatumi i tanishëm i Devollëve, që Telekomi i Kosovës t'i paguajë kompanisë së tyre të inkriminuar rreth 32 milionë euro, është goditja e fundit 'e palejueshme dhe e kundërligjshme' për ta falimentuar sa më shpejt Postëtelekomin e shtetit tonë", theksoi analisti Gani Qarri për "Kosova Sot". 

SHKODRA:KRIMI I ORGANIZUAR NË MES TË DEVOLLIT DHE PTK-SË ËSHTË I LEJUAR NGA SHTETI!

Sipas analistit Shefik Shkodra,Devollët po bëjnë ultimatume,sepse kjo është diçka që i konvenon edhe palës tjetër,përkatësisht zyrtarëve të inkriminuar."Krimi i organizuar në mes të Devollit dhe PTK-së është i lejuar nga shteti,sepse për kaq kohë shteti nuk do të duhej ta lejonte një gjë të tillë në heshtje.Kjo kompani çfarëdo që dëshiron të bëjë s'është problemi i ndjekjes së pronarit të saj.Është problem krimi i organizuar.Për të tilla probleme ligji është jashtë përdorimit.Këtë normë juridike dhe ata që do të duhej ta zbatonin në praktikë nuk do të bënin,sikur që nuk e kanë bërë deri më tash asnjëherë për askënd e për asnjë aferë.Meqenëse Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk janë të pavarura,do duhej të thërriste në përgjegjësi institucionet tona të vendit dhe do të kërkonin nga ata se çfarë është problemi i kësaj kontrate,jo të fundoset PTK-ja.Asnjë kontratë me tretman të tillë nuk mund të jetë e fshehtë prej institucioneve",u shpreh ai."Gjykata Speciale është e detyrueshme me ligj që të ftojë ata që e kanë lejuar atë kontratë shumë të dëmshme.Pse heshtin institucionet e vendit? E kujt është kjo pasuri? Çfarë mund të thonë para qytetarëve të tyre.Ajo është parë kaherë se është bërë fjalë që sa kohë për atë kontratë dhe si e tillë shumë e dëmshme.Nëse ndonjë shef i PTK-së ka bërë gabim të papranueshëm,në këtë rast me kontratën në mes të Devollit dhe ndërmarrjes shtetërore,atëherë Qeveria,Presidenca,Kuvendi kanë pasur mjaft kohë që ta shtrojnë problemin dhe ta zgjidhin.Ta sinjalizojnë Prokurorinë të lëvizë drejt këtij problemi jo i vogël.Tash e kemi përpara afatin ligjërisht shumë të shkurtër dhe sërish edhe për këtë rast heshtja e Prokurorisë e mbulon këtë krim.Qytetarët e dinë edhe kur është favorizuar "Z-Mobile",tha Analisti Shefik Shkodra."Ky është njëri prej shumë krimeve të organizuara.Krimet e njëpasnjëshme të Devollëve do të duhej që me ligj të shikohen dhe t'i merret e drejta për operime të tilla bashkë me njerëzit e politikës,ata që janë përzier në këtë rast.Kur them me njerëz të politikës,kam arsye,sepse ata më në fund janë përgjegjës për të gjitha fushat dhe segmentet qeverisëse.Gjykata ka qenë shumë e obliguar të shqyrtojë rastin në fjalë dhe t'i marrë në përgjegjësi aktorët e kësaj skene të paskrupullt,qoftë në bashkëpunim me institucionet e shtetit,qoftë vetëm në mes dy palëve,Devolli - shefi i PTK-së,do të duhej me çdo kusht që të mbrohet pasuria e këtij vendi me mjete juridike e politike",vijoi më tej ai."Nuk e njoh çështjen juridike,por nëse nuk ka pasur në atë kohë bord kur është lidhur kontrata,bordi i sotshëm ka mundësi që ta prishë dhe të mos ua njohë të drejtën Devollëve.Dhe,kjo do të ishte një prej atyre mundësive që të shpëtohet",theksoi analisti Shefik Shkodra për "Kosova Sot".

BADALLAJ:THUAJSE KJO ËSHTË PROKURORI MEMECE, PUTHADORË E POLITIKËS!

Analisti Reshat Badallaj thotë se tani veç sa po vërtetohen të gjitha të thënat e të shkruarat për lidhjet kriminale të Devollëve dhe qëllimin e tyre për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë. "Fatmirësisht po del ajo që e kemi thënë shumë bindshëm, se banda serbiane Devolli bëri dallavere të mëdha për t´i hedhur pluhur syve popullit që të heqë vëmendje nga hajnia dhe dolën pa fije turpi se kinse këta mafi-oligarkë në shkëmbim të disa numrave arritën marrëveshje. Por, qëllimi i kësaj murtaje të zezë është shkatërrimi deri në palcë i Kosovës dhe se kjo nuk vepron pa direktiva të Serbisë. Qëllimi i tyre është ta shkatërrojnë deri në themel PTK-në dhe të hidhen në rrugë të gjithë punëtorët që pastaj nuk ka zgjidhje tjetër, pos të rritet papunësia dhe fukarallëku", u shpreh ai. "Këta nuk njohin as komb e as fe, as shtet e as Kushtetutë, janë mbi të gjithë dhe fajet nuk i kanë vetëm këta mafio-oligarkë, por faji bie edhe mbi politikanët banditë, hajna e matrapazë, që nga majat e shtetit e deri te sistemi gjyqësor i kalbur", tha Badallaj për "Kosova Sot". "Thuajse kjo është Prokurori memece, puthadorë e politikës, por edhe Agron Mustafa, prandaj janë shumë të pafuqishëm karshi këtyre banditëve të nëntokës kriminale, sepse këta janë mbi ligjin, e kanë bërë ZAP shtetin dhe mbështeten nga mafiozët më të rrezikshëm në tërë Ballkanin, mjerisht që nga Presidenca, Qeveria kuislinge dhe kryebanditët e banditët e bandave politike", potencoi ai. "30 milionëshi do të ndahet dhe do të shkojë sërish në xhepat e këtyre banditëve që i zura në gojë, kurse do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit, do të rritet varfëria, do të shtohet papunësia dhe populli do të detyrohet të ikë", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

Qytetarët akuzojnë pushtetin Edhe qytetarët e pyetur rreth kësaj situate të re, ultimatumin e fundit të Devollëve kundër PTK-së, janë të sigurt që ky është paralajmërim për ta çuar shpejt në falimentim këtë kompani publike. Ata akuzojnë edhe politikën se është infiltruar aty së bashku me rrjetet kriminale, prandaj vetëm hetimi i pavarur nga Prokuroria dhe anulimi i kontratës do ta shpëtonin PTK-në nga falimentimi. Qytetari Sabit Salihi thotë se 'Z-Mobile' nuk është gjë tjetër veçse një kompani e rrejshme, që funksionin si parazit në kurriz të VALA-s, prandaj kjo do të duhej ndaluar. "Është një kurth i kurdisur vetëm për ta zhvlerë- suar VALA-n. Këtu janë njerëzit të cilët e kanë bërë atë marrëveshje, me qëllim që t'ia humbin vlerën VALAS dhe të përfitojnë vet, edhe qysh janë dukepërfituar. Ata po veprojnë ashtu qysh kanë përfituar edhe me KEK-un që e kanë privatizuar, edhe FERRONIKELIN, 'Grand'-in, Aeroportin e të gjitha këto të tjerat. Po të ketë prokurori, të gjitha këto privatizime e këto shantazhe do të duhej hetuar menjëherë dhe të ndërmerret diçka. VALA është e shtetit dhe shteti duhet ta mbrojë, kurse 'Z-Mobile' nuk është asgjë, ajo është një pronë private e ndonjë biznesmeni të rrejshëm, i cili tani bën edhe shantazhe të tilla. Ne të gjithë që po jetojmë në Kosovë po i shohim të gjitha këto malverzime e plaçkitje të shtetit se këtu është kapur shteti, e mjerisht edhe dirigjimi në Prokurori është prej këtyre, këtu nuk ka prokurorë, sepse prokurorët duhet të udhëtojnë me automjete të blinduara dhe jo të rrinë këtu me mua e të tjerët me pi qaj", tha Sabit Salihi. Mendim të ngjashëm ka edhe qytetari Selim Limoni. "Duhet që ose Qeveria ose organet gjyqësore dhe organet e tjera tëndërhyjnë, që nëse është e vërtetë se do të falimentojë, të mos lejohet të vijë deri tek ajo punë, por shteti e luan rolin e vet dhe duhet të ndërhyjë sipas mendimit tim në çdo pikëpamje. Unë nuk e di se sa punëtorë punojnë aty,por ata do të mbeteshin pa punë, plus familjet e tyre, prandaj mendimi im është për të ndërhyrë", tha Limoni për 'Kosova Sot'. Sipas tij, prokuroria duhet të ndërhyjë patjetër.

(Kosova Sot)