SHBA s’i merr seriozisht kërcënimet e Koresë Veriore

  • 20 May 2018 - 15:31
SHBA s’i merr seriozisht kërcënimet e Koresë Veriore

Shtëpia e Bardhë të mërkurën ka injoruar kërcënimet e Koresë Veriore për të anuluar takimin e samitit në mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Trump dhe liderit , Kim Jung, por fjalët e ashpra nënvizuan hendekun që do të i ndajë dy liderët muajin tjetër në Singapor, lidhur me çështjen se si duhet vepruar me arsenalin nuklear të Koresë Veriore.

Zotri Trump ka goditur me një ton të paqartë për statusin e takimit duke thënë se “Do të shohim”, ai u ka thënë reporterëve –se që ende planifikon të  kërkojë që Korea Veriore  të dorëzoj të gjithë programin nuklear.

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka thënë Z. Kim nuk do të tolerojë përpjekjet “që do të na nxisë neve në një qoshe për të na detyruar neve të braktisim njëanshëm këtë program”

Përderisa zyrtarët e administrates dhe ekspertët e jashtëm kanë thënë që ata kanë besuar që takimi do të shkonte siç ishte planifikuar, mesazhet përplasëse kanë prurë një akt diplomatik të përkohëshëm, në bërjen e historisë, si shtrëngimi i duarve, si dhe çmimin nobel për paqe me një njohje të matur që Korea Veriore e sheh çarmatimin shumë më ndryshe se si e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshimi është vërejtur pas disa muajve në të cilët Z. Kim ka prezantuar vetën e tij si burrështetas, duke bërë ndalimin e testimit të raketave bërthamore, si dhe lirimin e qytetarëve amerikanë të burgosur në Korenë Veriore.

Tani, Korea Veriore është kthyer në pikën e parë, duke i mbajtur qëndrimet e ashpra si më parë, duke i mbajtur armët e veta nukleare, dhe me një libër të lojrave që përfshijnë ndërrime të pa pritura në taktika kur negociohet me kombet e tjera.

Paralajmrimi i Koresë Veriore erdhi pasi që Presidenti Trump është përballur me presionin për të zgjidhur një marrëveshje që është në diskutim me mbrojtësin kryesorë të Koresë së Veriut, Kinën.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka bërë dy vizita në Kinë për të kërkuar mbështetjen e këtij shteti, pasi që kanë ftuar Presidentin Ameriikan për t`a takuar.

Disa zyrtarë të administratës kanë thënë që ata kanë besuar se Kina ishte duke shfrytëzuar influencën e saj ndaj Koresë Veriore për të i bërë presion Presidentit Trump në marrëveshjen për tregti.

Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë që Veriu duket se po shfrytëzonin dallimet në mes të pikëpamjeve të këshilltarit të sigurimit kombëtar, John R. Bolton, dhe një ton më i moderuar të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, që është takuar dy here me Liderin e Koresë Veriore, Kim Jong – un për të aranzhuar takimet e samitit.

Z. Bolton ka thënë që precedenti për negociatat për Korenë Veriore duhet të jetë Libia, që kishte rënë dakord në vitin 2003 që ka hequr dorë nga armët e shkatërrimit në masë dhe për të e dërguar atë pa kushte.

Korea Veriore, ka thënë, që nuk duhet të presë benefite, përfshirë heqjen e sanksioneve, deri sa ta ketë bërë njejtën gjë.

Z. Pompeo ka përsëritur se Veriu duhet të pajtohet të “kompletoj, verifikueshëm, denuklearizimin e pakthyeshëm,” stenografi teknik që përdoret nga administrata për të e përshkruar pazarllëqet me Pyongyang.

Por ai ka premtuar që investimet amerikane që do të rrjedhin në Korenë Veriore  nëse pajtohet me këto hapa.

Vetë presidenti ka ndërruar në mes toneve të ashpra dhe të buta. Por të mërkurën, ai nuk ka postuar asnjë tweet dhe ka ofruar vetëm një përgjigjje të heshtur ndaj paralajmërimeve të Koresë Veriore, që ka qenë jo e zakontë sepse ka qenë e nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Koresë Veriore, Kim Kye – Gwan, dhe sepse ajo morri një qëllim të drejtpërdrejt në Z. Bolton. “Ne nuk i fshehim ndjenjat tona të neverisë drejtuar atij,” Kim kishte thënë.

Sekretarja e shtypit, Sarah Huckabee Sanders, ishte më e rëndë në deklarata.

“Nëse ata duan të takohen, ne do të jemi gati,” ajo i tha reporterëve në të mërkurën, dhe “nëse ata nuk duan, kjo është në rregull po ashtu.”

Ajo tha se Shtëpia e Bardhë “ e ka pritur” që Korea e Veriut të e merrë këtë metodë – një pohim i përgenjështruar nga rrëfimet e zyrtarëve kur raporti i pare ka ardhur nga Pyongyang të marten mbrëma.

 Tjerët zyrtarë, megjithatë, kanë insistuar që ata kanë marrë paralajmërimet e Koresë Veriore në hap, duke vënë në dukje që Z. Kim, jo Presidenti Trump, ka kërkuar takimin.

Ata thanë se kanë pritur që Korea Veriore të manovroj për avantazh taktik deri sa dy liderët të takohen me 12 qershor.

Njerëz afër me Shtëpinë e Bardhë kanë thënë që natyra jo diskriminuese  e mesazheve në Korenë e Veriut ka reflektuar në risitë e Ekipit të Sigurisë Nacionale, po ashtu fakti që Presidenti Trump ka qenë i hutuar me një vorbull çështjes ligjore përreth tij, prej hetimeve të Rusisë deri te pagesat e bëra nga avokati i tij personal, Michael D. Cohen, deri te aktorja e filmave porno.

Disa kanë sugjeruar që Presidenti Trump të frenoi Z. Bolton – një pikë që Zyrtari koreano-verior, Z.Kim, ishte dukur se po e bënte në deklaratën e tij.

Ai ka refuzuar referencën e Z. Bolton në Libi si një precedent për Korenë e Veriut, si dhe ka thënë që “bota e dinë shumë mirë që shteti ynë nuk është as Libi e as Irak, shteteshtete këto që kanë pasur një fat të mjerë.”

Në deklaratat e Pyongyangut kanë gjetur Uashingtonin dhe Seulin të pa përgaditur, ata kanë pasqyruar një pozicion mirë organizuar të Koresë së Veriut: se është i gatshëm të negocioi me Shtetet e Bashkuara si një forcë e barabartë nukleare.

Duke ju referuar vetëvetës si “shtet me armë nukleare,” Korea e Veriut jo vetëm se e dallonte vetën nga rasti i Libisë ose Irakut, po ashtu potencialisht duke sinjalizuar se Veriu është duke kërkuar një marrëveshje për kontrollimin e armëve, jo çarmatim. Nën një marrëveshje të tillë, analistët thanë, Korea e Veriut do të trajtohet si Unioni Sovietik e më vonë Rusia, që u është kërkuar të i kufizojnë këto, në vend që të i eliminojnë arsenalet e tyre.

Përtej kësaj, zyrtarët e administratës kanë shprehur disa dyshime rreth strategjisë së Shtëpisë së Bardhë rreth kësaj çështjeje. Ata kanë vërejtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bërë asnjë koncesion me Z.Kim, mënjano takimin. Lideri i Koresë Veriore Z. Kim ka rënë dakord  për të i ndalë testimet nukleare si dhe testet e raketave dhe për të hedhur në erë një nëntokësorë në prezencë të gazetarëve ndërkombëtarë.

Analistët si dhe ish zyrtarët kanë rënë dakord që ndryshimi i qëndrimeve të Koresë Veriore ka qenë së bashku i pa evitueshëm si dhe i dobish?ëm  si moment sqarues.

“Ky fakt është indikatorë që ne jemi duke hyrë në negociata serioze,” ka thënë Evan S. Mederiuos, këshilltarë i Azisë te Presidenti Obama.

“Administrata e Trump ka këtë model, si dhe Korea Veriore është në pjesën të spektrit.

Janë duke i futur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në njoftim se çka ju mendoni se do të ndodhë nuk do të ndodhë.”

 Korea Veriore, një tjetër analist ka thënë, ka filluar të frikësohet duke marrë hapa të njëanshëm, sikur të ishte morotariumi i testeve të raketave.

Shtetet e Bashkuara, në vend që të ofrojnë koncesione të veta, u zotuan që të mbajë presion maksimal ndaj Koresë Veriore nëse dështon të çarmatoset në shpejtësi.

Gjëja e fundit që Kim Jong-un mund të bëjë është të i dorëzojë armët e tij nukleare,” ka thënëKoh Yu-hwan, profesor i studimeve koreano-veriore në Dongguk Universitym në Seul.

Kordinimet e Koresë së Veriut me Kinën janë bërë një faktor i rëndësishëm duke forcuar pozicionin e vet në negociata.

Kur Z. Kim u takua së fundmi me Presidentin Xi Jinping në Benjing në qytetin bregdetar, ai ka kërkuar mbështetje për shtetin e vet që Uashingtoni dhe aleatët e vet të marrin hapa të “sinkronizuar” për të kënaqur nevojat e sigurisë së veriut në kthim për ndonjë “fazë” lëvizje drejt çarmatimit.

Korea Veriore është kthyer te Kina sepse, si benefaktori më i madh ekonomik i veriut, mund të sigurojë mbulesën më të mirë ekonomike dhe politike, si Z. Kim konfronton Presidentin Trump mbi kërkesat e tij. Kina, mund të përdorë në negociatat e ardheshme të fitojë ne marrëveshjen me Presidentin Trump. Këtë javë një zyrtar ekonomik kinez, Liu He, do të takohet në Uashington me zyrtarët amerikanë këtë javë.

 

(Kosova Sot)