Luani malor vret një njeri, plagos një tjetër

  • 20 May 2018 - 15:32
Luani malor vret një njeri, plagos një tjetër

Një person ka vdekur dhe një tjetër u plagos të shtunën kur një luan malor i sulmoi derisa ata po ngjiteshin me biçikleta në male.

Një 31-vjeçar emri i të cili nuk u bë i ditur, u transportua në një spital në Seattle  të SHBA've rreth 30 milje në perëndim me lëndime të paspecifikuara.

Ai ishte me vetëdije kur arriti në spital.

Ai e kishte thirrur 911 pak para orës 11:00 të mëngjesit duke bërtitur: “A mund të më dëgjoni? Më ndihmoni”.

Personi i dytë, emri i të cilit nuk dihet, ia mbathi bashkë me luanin që e ndiqte pas. Më vonë ai u gjet i vdekur me kafshën mbi trupin e tij.

Autoritetet dërguan një ekip kërkimi dhe shpëtimi për të rimarrë trupin e biçiklistit. Nuk është e qartë nëse të dy viktimat ishin së bashku ose veç e veç.

 

(Kosova Sot)