Hertica:Shpejt do të vijë koha kur Kosova do të mbetet pa kuadro

  • 20 May 2018 - 15:34
Hertica:Shpejt do të vijë koha kur Kosova do të mbetet pa kuadro

Analisti politik Ali Hertica, për " Kosova Sot", tha se shumë shpejt do të vijë koha kur Kosova do të mbetet pa mjekë dhe infermierë dhe kuadro të mirëfillta intelektuale. "Shteti i Kosovës duhet të gjenerojë vende të reja të punës,sepse Kosova vetëm sa po përgatit mjekë dhe infermierë të të gjitha profileve dhe po ia dorëzon Bashkimit Evropian", ka potencuar ai. "Kryeqendra e Kosovës dhe shumë komuna te tjera do të ballafaqohen me emigrim të theksuar që mund të planifikojnë në të ardhmen kushtet më të favorshme për të mos pasur një emigrim të shprehur, derisa vendet, komunat me imigrim të theksuar mund të bëjnë planifikimet e tyre të duhura mbi kapacitet e mundësitë në ofrimin e kushteve të nevojshme në të ardhmen", u shpreh ai. "Pas regjistrimit të fundit të popullsisë, papritur u bë e qartë: Në Gjermani jetojnë më pak njerëz se sa mendohej. Tani emigrantët kanë bërë që numri të rritet përsëri, në 80.5 milionë. Për shkak të zhvillimit të saj demografik, Gjermanisë i nevojiten në vitet e ardhshme deri në 1.5 milion punë- torë të kualifikuar nga jashtë vendit. Kjo do të ndihmonte "për të siguruar zhvillimin dhe për të stabilizuar sistemin social", tha ai. Sipas Herticës, prej vitesh qeveria gjermane nën drejtimin e kancelares Angela Merkel i ka kushtuar rëndësi të veçantë integrimit të të huajve që jetojnë në Republikën e Gjermanisë. Integrimi sot është çështje e niveleve të larta. "Në Gjermani është raportuar se specializantët e shëndetësisë i marrin rreth 4000 euro në muaj, përderisa specialistët marrin edhe më shumë", theksoi Hertica. 

 

(Kosova Sot)