Bebja 14 muajshe është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të trurit

  • 20 May 2018 - 17:26
Bebja 14 muajshe është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të trurit

NJË ÇIFT QË PËR VITE TË TËRA TENTONIN TË BËHESHIN PËRSËRI PRINDËR, KANË MBETUR TË SHOKUAR 

Tani e pret një periudhë e vështirë 12 muajshe me kimioterapi

Burrë e grua janë duke luftuar që t'ia shpëtojnë jetën bebes së tyre 14 muajshe, të diagnostikuar me kancer të trurit, pasi që u bënë përsëri prindër pas viteve të tëra të përpjekjeve me IVF. Holden Mullen ishte zhvilluar normalisht deri në ditëlindjen e tij të parë, kur papritmas filloi ta humbte balancën dhe ta mbante kokën në njërën anë. Të shqetë- suar nga këto ndryshime, prindërit e tij, Chad dhe Alexandra, nga Napervill, Illinoi, e çuan atë te mjeku, i cili iu tregoi se Holden vuan nga njëra prej formave më të rralla të kancerit të trurit në SHBA. 

Prindërit e tij në fillim kishin menduar se ai kishte grip

Në vit vetëm 30 fëmijë diagnostikohen me këtë lloj të kancerit në SHBA. Beben e vogël Holden tani e pret një periudhë e vështirë 12 muajshe me kimioterapi, derisa gjasat e tij për t'i mbijetuar kancerit janë vetëm 10%. Pasi që kishin djalin 16 vjeçar Parker; vajzën 14 vjeçe Ella dhe tjetrën vajzë Ava, 11 vjeçe, çifti Mullen donin ta kishin edhe një fëmijë. Ata u përpoqën disa vjet në këtë drejtim, pasa se, përfundimisht, të ngjizej Holden me fertilizim IVF, apo në epruvetë. Pasi që Holden filloi të kishte probleme, prindërit e tij në fillim kishin menduar se ai kishte grip, infeksion, apo diçka të ngjashme. Por, pasi që simptomat e tij nuk largoheshin, ata filluan që të dyshonin në diçka më serioze, prandaj edhe e dërguan te mjeku, ku morën lajmin i cili i tronditi. 

Holden deri më tani ka bërë dy operacione

Lloji i tumorit të këtij djali në mjekësi quhet tumori atipik teratoid rabdoid (AT/RT). Kjo formë e kancerit është aq e rrallë, sa që paraqet vetëm 1 deri 2% të tumoreve të trurit te fëmijët. Zakonisht paraqitet para moshës 3-vjeçare. Nëse paraqitet pas moshës 3-vjeçare, atëherë gjasat për të mbijetuar janë dukshëm më të mëdha, 70 deri 80%. Holden deri më tani ka bërë dy operacione, por beteja e tij nuk mbaron këtu, meqë, siç thamë, atë e pret një vit i vështirë me kimioterapi. Prindërit e tij deri më tani kanë mbledhur 17,500 dollarë për të mbuluar shpenzimet e trajtimit, derisa qëllimi i tyre është që të mbledhin 50,000 dollarë.

 

 

(Kosova Sot)